Mbi 150 mijë punëtorë të sektorit privat në Kosovë kanë punuar pa kontrata dhe rrjedhimisht nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Pakoja për Rimëkëmbja Ekonomike, ku do të mund të tërhiqnin 10 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës. Shumë kompani private në Kosovë nuk ua kanë paguar kontributet punëtorëve për vite më radhë, kësisoj këta të fundit nuk kanë mundësi të heqin mjete nga trusti. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Këto statistika sipas tij janë para fillimit të pandemisë në vendin tonë. Azemi tutje thotë se janë mbi 100 mijë punëtorë të cilët do të përfitojnë më pak se 10 euro nga kjo pako.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …