150 vjetori i themelimit të Ferizajt, do të shënohet me aktivitete të shumta

Gjatë ditës së sotme drejtorwsha e Drejtorisë  së  Kulturës, Rinisë  dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, kanë mbajtur një  konferencë të përbashkët për medie me ç‘rast kanë  njoftuar lidhur më agjendën, përkatësisht aktivitetet e shumta që do të  mbahen në muajin qershor, për shënimin e 150 vjetorit të qytetit të Ferizajt. Sipas drejtoreshës Murati-Shabani aktivitetet për shënimin e 150 vjetorit të  qytetit kanë filluar ditë më parë për të vazhduar tutje edhe me shumë aktivitet që janë përgatitur enkas për këtë jubile. “Do të  ketë  aktivitete kulturore kushtuar 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ndërkaq në orën 20:00 në  sheshin e qytetit shkolla e baletit “Mjellma”, do të  ketë  balet për fëmijë. Ndërkaq më  datën 3 qershor do të mbahet festivali për fëmijë ”Fëmijët e Gëzuar” në  teatrin e qytetit”, ka thënë  drejtorja Murati-Shabani. Sipas drejtores Xhemile Murati-Shabani, poashtu do të  jetë  edhe një  turne ndërkombëtar i boksit Muharrem Mehmeti boksierit të  parë  ferizajas, do të  mbahet java e KFOR-it, koncert koral, shfaqje teatrale, do të  jetë  edhe sofra tradicionale, do të  ketë  aktivitete letrare promovuese, manifestim kulturor, konferencë  shkencore, ekspozitë  kolektive të  artit pamor-retrospektive, performancë  artistike, festival “Piano fest”, ecje në mal-hiking. Në  kuadër të  këtyre aktiviteteve do të  shënohet edhe 12 Qershori-Dita e Çlirimit të  Ferizajt. “Në nderim të të gjithë të rënëve do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, do të  shpaloset shtatorja e dëshmorit Ramadan Rexhepi-Adidasi, do të  bëhet ndarja e dekoratave për Dëshmorët e Kombit dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, po ashtu do të  jete edhe një  minimaratonë  e vrapimit, ndërsa kjo ditë  do të  përmbyllet më  një  koncert festiv nga Orkestra simfonike nga Shkodra me artisë  të  mirënjohur”, ka potencuar drejtorja Xhemile Murati-Shabani. E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë  së  Shëndetësisë  dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini ka shpalosur agjendën e javës së  shëndetësisë . Sipas tij,  kjo javë  do të  fillojë  më  13 Qershor, me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të  Kombit për të  vazhduar tutje me aktivitete të  tjera. “Pas homazheve në  sheshin e qytetit do të  zhvillohet një  aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, do të  ketë  aktivitete sportive me punëtorët shëndetësorë , do të  vendoset gurthemeli i Qendrës së  Mjekësisë Familjare 2 dhe do të  ketë  edhe një  ekspozitë  me fotografi nga shëndetësia e Dr. Agim Bytyqit”, tha Emini. Ai ka përmendur edhe aktivitete të  tjera të  shëndetësisë , duke thënë  se do të  bëhet shpalosja e obeliskut kushtuar kontributit të  punëtorëve shëndetësorë . “Po ashtu do të  ketë  edhe ecje shtigjeve të  lirisë , vendosja e pllakës përkujtimore në  shpellën e lakuriqëve në Topillë -Shtime, do të  jetë  ekspozita me motive nga lufta tek pika e VI e UCK-së  në  Jezerc, ndërsa do të  mbahet edhe një  simpozium shkencor “Me shnet 150 vjet””, është  shprehur drejtori Emini. Aktivitetet për shënimin e 150 vjetorit të qytetit për muajin qershor do të  përmbyllen me 16 qershor me hapjen e edicionit të  8-të  “Mural Fest Kosova” në  sheshin e qytetit, për të vijuar me aktivitete tjera gjatë gjithë vitit. Aktivitetet për shënimin e 150 vjetorit të qytetit do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Ali

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …