Zef Kolombi: (1907-1949) piktor i shquar shqiptar

Zef Kolombi: (1907-1949) piktor i shquar shqiptar

Zef Kolombi lindi më 9 mars 1907, në Sarajevë në një familje shkodrane. Babai i tij, Gjoni, ishte pronar i një hoteli në Sarajevë, ndërsa e ëma, Stefania, ishte sllovene. Në vitin 1910 i vdes babai dhe një vit më vonë dhe nëna. Zefi në moshën 4-vjeçare, bashkë me motrën e tij Verën kthehen në Shkodër tek gjyshja. Pas vdekjes së gjyshes për dy jetimët Kolombi kujdeset nuni i tyre, Sokrat Shkreli.

Në Shkodër mbaron shkollën fillore-jetimore të hapur nga austriakët, dhe tre vjet mëson në gjimnazin e jezuitëve. Më pas i përkushtohet pikturës, pasionit të tij, por me shumë vështirësi. Ai shkon në Itali, dhe fillon të punoi për të mbijetuar, dhe ndërkohë viziton muzetë, galeritë e arteve dhe ekspozitat e pikturës. Nëpër këto institucione arti tërheq vëmendjen e rojeve dhe disa të rinjve të cilët e ndihmojnë për t’u regjistruar në një shkollë nate. Por, e largojnë nga Italia, dhe ai kthehet sërish në Sarajevë,ku punon si ndihmës këpucëtari. Pas kësaj ai tri vjet punon pranë një dekoratori dhe gjatë kësaj kohe ai krijon veprat e para si dhe kopje të klasikëve. Në moshën 18 vjeç Zef Kolombi kthehet në Shkodër, dhe i kushtohet artit të pikturës ku punon edhe si nëpunës në hotel “Grand”.

Më 1929 Zef Kolombo sërish niset për Itali, ku fillon të studiojë në akademi. Me përfundimin e Akademisë së Arteve në Romë kthehet në Shqipëri dhe emërohet mësues vizatimi në shkollën normale të Elbasanit, ku qëndroi 10 vjet. Në vitin 1936 martohet dhe ka një djalë, Julianin, ndërsa nga martesa e dytë pati djalin tjetër Gjovalinin. Vazhdon të pikturojë dhe njëkohësisht kryente detyrën e mësuesi. Zef Kolombi ka pikturuar me materiale të tilla si beze, kanavacë, karton e kompensatë, ndërsa më së shumti vepra e tij është në vaj. Ka përdorur më shumë ngjyrën e kuqe, kafe, të gjelbrën e të bardhën. Vepra e Zef Kolombit ndodhet kryesisht në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Dy vitet e fundit të jetës sëmuret nga astma dhe tuberkulozi dhe vdes më 23 janar 1949.

 

Skënderbeu në ndeshje me dy persët” vaj 1927

“Madona e Rafaelit” vaj 1926,

“Darkë pomjetane” vaj 1927,

“Dy vizatime nudo” laps 1931,

“Portreti i Pinës” vaj 1933,

“Tufë me lule kadife” vaj 1033,

“Shën Avllashi i Durrësit” vaj 1936,

“ Rrënoja në Elbasan” 1938

“Të korrurat” vaj 1940,

“Vazo me lule” vaj 1938,

“Tri rriska shalqiri” vaj 1940,

“Rrush, verë, mollë” vaj 1940,

“Portreti i Julianit” vaj 1941,

“Portreti i Gjovalinit” vaj 1946,

“Portreti i së shoqes” vaj 1947, etj

Zef Kolombi  për veprimtarin e tij  kulturore e arsimore ka marrë disa çmime:  “Mësues i Merituar”, “Piktor i Merituar” “Piktor i Popullit”.

 

Zef Kolombi

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …