Mbledhjen e -IV- (katërt) të rregullt të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës e udhëhoqi kryesuesi, Ilaz Krasniqi. Krasniqi ndër të tjera theksoi. ”16 Qershori është dita më e rëndësishme në historinë e komunës së Malishevës, sepse simbolizon fuqishëm Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, njëkohësisht, koinçidon edhe me rënien e dëshmorit të parë, Imer Krasniqi, më 16 qershor 1998 si dhe dëshmorit të fundit, Mentor Gashi, më 16 qershor 1999, prandaj në emër të anëtarëve të komitetit i urojmë të gjithë familjet e dëshmorëve, ish luftëtarët çlirimtarët dhe kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificën sublime, dhanë jetën, gjymtyrët dhe gjakun për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, prandaj, ne sot nderojmë dhe me përkushtim e punë lartësojmë misionin e dëshmorëve të të gjitha brezave në tërë hapësirën kombëtare, me qëllimin e vetëm që ta realizojmë detyrën para bashkëkombësve dhe atdheut, njëherit do të jemi pararojë e mbrojtjes së vlerave të të gjithë luftëtarëve të kombit ”. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!