Sot bëhen 16 vite nga vrasja e 16 vjeçarit shqiptar nga Kosova Lindore, Dashnim Hajruallahu nga forcat serbe. I riu nga Rahovica e Preshevës ishte vrarë me breshëri kallashnikovi në afërsi të kufirit Miratoc-Llojan. Pa asnjë faj dhe pa asnjë arsye, Hajrullahu ishte vrarë nga xhandarmëria serbe dhe më pas ishte tërhequr zvarrë deri në kufi për tu bërë kinse u vra duke kaluar kufirin ilegalisht. 16 vite nga vrasja makabre e djaloshit shqiptar, vrasësit ndodhen ende në liri. Shteti serb jo vetëm që nuk ka sjell para drejtësisë kriminelët e këtij rasti, por që nuk e ka dënuar asnjëherë këtë vrasje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …