1639 semimaturantë ferizajas po ju nënshtrohen Testi të Arritshmërisë

Përfundimi i vitit shkollor në ciklin e arsimit fillor në komunën e Ferizajt ka për qëllim që të testoj njohuritë e fituara gjatë 9 viteve të shkollimit. Në këtë kuptim, sivjet në Ferizaj iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë, 1639 nxënës ferizajas, të organizuar në 14 qendra testimi. Për t’i vizituar ata dhe ndjerë emocionet e tyre, doli i pari i drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani me bashkëpunëtoret e tij. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani tha se nga vet vizita,  por edhe raportimet e zyrtarëve mbikëqyrës në këto qendra testimi, procesi i testimit po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se nuk ka pasur vonesa në procedim. Ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet me kohë dhe janë dhënë njohuritë e nevojshme stafit mbikëqyrës për menaxhimin e procesit të testimit. Seimamturantët edhe me datën 28 do t’i nënshtrohen fazës së dytë të testimit.

May be an image of 7 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Ekipi “Aris Pharm” rrëmben vendin e parë në turneun në futboll të vogël “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë

Sot në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut në futboll të vogël …