Në kuadër të aktiviteteve që janë parë të zhvillohen për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë,do të zhvillohen aktivitete të shumta që do t’i paraprijnë datës së 17 shkurtit. Duke folur për përgatitjet që po bëhen, këshilltari i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka bërë me dije se në kuadër të dhjetëvjetorit të pavarësisë do të ketë edhe instalacione dhe ekspozita të ndryshme. Tashmë kemi filluar dekorimin e shesheve, në Prishtinë dhe në qytetet e tjera. E kemi lëshuar edhe flamurin e madh të Kosovës në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë edhe instalacione dhe ekspozita të ndryshme, në të cilat do të shpaloset e kaluara e Kosovës, por edhe të arriturat dhe aspiratat tona. Po ashtu, janë planifikuar edhe disa koncerte gjatë këtyre ditëve. Më 17 shkurt do të jetë parakalimi i njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atyre të Policisë së Kosovës në sheshet kryesore të kryeqytetit. Ndërsa më 18 shkurt, do të organizohet pritja shtetërore për mysafirët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …