17 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur nga sulmet ruse në qytetin Zaporizhja të Ukrainës

Një zyrtar i lartë i qytetit Zaporizhja, që gjendet në pjesën jugore të Ukrainës, ka njoftuar se nga sulmi i ushtrisë ruse kundër këtij qyteti, janë vrarë 17 persona dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur. Duke folur për këtë sulm të armatosur, sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, ka thënë se gjatë këtij sulmi, pesë shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 40 janë dëmtuar në zonën e kontrolluar nga ushtria ukrainase në këtë qytet. Nga fotot e shpërndara të objekteve të goditura nga predhat, shihen dëme të jashtëzakonshme në objekte të banimit. Qyteti Zaporizhja është sulmuar me armë të rënda edhe më 6 tetor, si pasojë e të cilave kanë vdekur 11 njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …