17 vjet më parë, më 21 qershor të vitit 1999 ishte nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshje për Demilitarizimin e UÇK-së. Në këtë marrëveshje ishin paraparë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, të uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici, administratë publike dhe në institucionet që priteshin të ngriteshin. Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të Amerikës, duke marrë për bazë Marrëveshjen e Rambujesë, e cila nuk parashihte pavarësinë e Kosovës, por një autonomi substanciale. Me këtë marrëveshje ishte paraparë që pas një periudhë prej 90-të ditëve, pasi të ishte kryer demilitarizimi i plotë i UÇK-së, në shtator të po atij viti, ishte nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore. Nënshkrues të kësaj marrëveshje kanë qenë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së. Marrëveshja është pranuar dhe është nënshkruar edhe nga gjeneral-kolonel, Mike Jackson, komandant i KFOR-it, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …