leoni

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

17 vjet nga fillimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Më 16 mars të 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë  kundër policisë sllavomaqedonase me ç rast edhe pasoi komunikata e parë lidhur me sulmin, të cilin e kishte marrë përsipër Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 si dhe Marrëveshjes së Konçulit më 21 maj  të vitit 2001 e cila çoi në demobilizimin e UÇPMB-së, një pjesë e madhe e luftëtarëve që kishin marrë pjesë në dy luftërat çlirimtare, morën përsipër luftën për të drejtat e shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Çlirimtarët shqiptarë  u pozicionuan në rrethin e Kumanovës, pastaj në malet e Sharrit, kryesisht në rrethin e Tetovës  dhe në lokalitetet me shumicë shqiptare të Maqedonisë perëndimore. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë, por në periudhën e pas luftës kanë rënë edhe shumë të tjerë, të cilët në vazhdimësi i kishte ndjekur dhe i kishte persekutuar regjimi i Shkupit, pavarësisht se shqiptarët kishin qenë dha janë pjesë e institucioneve të këtij shteti.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  e sensibilizoi çështjen e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve ndërluftuese. Lufta çoi në marrëveshjen e Ohrit, e cila u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, dhe e cila për vite me radhë ishte injoruar nga pushteti sllavomaqedonas. U deshën 17 vjet nga ajo kohë për t u miratuar Ligji për gjuhët zyrtare, që është pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje, duke garantuar përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …