leoni

17 vjet nga Masakra e Belegut të Deçanit  

Në 17 vjetorin e masakrës së fshatit Beleg të komunës së Deçanit, në të cilën forcat ushtarake dhe para ushtarake serbe me 29 dhe 30 mars të vitit 1999, patën vrarë dhe masakruar 46 dëshmorë dhe martirë të këtij fshati dhe fshatrave tjera të Komunës së Deçanit, është shënuar kjo ngjarje e dhimbshme me homazhe dhe vënie kurorash me lule tek Memoriali në Beleg.

Në mesin e shumë familjarëve te të rënëve dhe qytetarëve që kishin ardhur për te nderuar të rënët nga kjo ngjarje e dhimbshme, ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj më bashkëpunëtorë.

Njëri ndër të mbijetuarit e kësaj masakre, Ukë Binakaj rreth të 90-tave, tha se edhe sot e kësaj dite i ruan të freskëta kujtimet e dhimbshme të asaj ngjarjeje makabër.

”Ne na kanë ngujuar dhe na kanë nu roje te dera mrena, jemi kon rob, fëmijë, pleq e plaka të ngujuar me një vend. Te nesërmen  na kanë nxjerrë jo me emra po me gisht, ti, ti, ti e na nuk dishim as ku po na qojnë, as ku po shkojmë! Ata që i kom lanë ne qatë odë të burrave sot e at dit si kom pa me sy, as nuk dimë asgjë për fatin e tyre”, u shpreh me plot emocione plaku Binakaj.

Ndërkaq në anën tjetër me rastin e shënimit të këtij përvjetori, është promovuar edhe libri i dytë i autorit të ri Endrit Binakaj nga ky fshat “Masakra e Belegut 29-30 Mars 1999”, libër që sjellë dëshmi të gjalla nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Ndërsa kryetari Selmanaj me mbështetjen e të cilit edhe është botuar libri tha se ne po e lartësojmë kujtimin për dëshmoret.

“Ju e dini që ne bashkërisht jemi mundu që Masakrën e Belegut ta alarmojmë dhe ta sensibilizojmë opinionin për këtë rast, dhe memoriali është dëshmi e kohës, dhe vetë historia e kohës për të rënët, ndërsa libri i Endritit është një dëshmi tjetër e këtyre gjerave që kanë ndodhë”, tha kryetari Selmanaj.

Nysret Pllana recensentë i librit tha se libri ka një rendësi shumë të madhe sidomos në ruajtjen e kujtesës sonë historike.

Autori Binakaj duke shkoqitur pjesë të kujtimeve të tij në fjalim, të përjetuara si 9 vjeçar në këtë masakër, tha se falë bashkëpunimit të mirë më familjarët për të mbledhur dëshmi për botimin e dytë ka dalë një rezultat i tillë.

Ky promovim libri është përmbyllur më një recital të interpretuar nga vajza e dëshmorit Gzim Vishaj, Ndalina Vishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …