1. Sulmi i furishëm i forcave serbe dhe qëndresa e luftëtarëve të UÇK-së
17 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin filluar sulmin e përgatitur kohë më parë kundër banorëve të Reçakut dhe Togës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhej në pozicion përballë forcave serbe. Rreth orës 6.30 minuta forcat policore dhe ushtarake serbe, të pajisura me artileri të rëndë kishin filluar të hidhnin granata Reçakun prej vendeve ku ishin pozicionuar shumë kohë më parë: “Te Pishat”, “Gështenjat” mbi Shtime, “Rrasa e Çallakut” dhe te “Kodra” përmbi Reçak. Fillimisht, sulmi i furishëm ishte ndërmarrë në drejtim të Pika UÇK-së, ku ndodheshin ushtarët e Togut të Reçakut. Gjatë luftimeve bien shumica e luftëtarëve.
Pasi kishin hedhur granata në çdo lagje dhe pothuajse në çdo shtëpi, forcat kriminale serbe ishin futur në fshat dhe kishin filluar bastisjet nëpër të gjitha shtëpitë. Në ato çaste një pjesë e madhe e fshatarëve kishin filluar të tërhiqeshin në drejtim të maleve, meqë gjatë granatimit nuk kishin lëvizur nga vendi. Kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe serbë të Shtimes e fshatrave përreth, kishin arrestuar të gjithë banorët që nuk kishin arritur të largoheshin me kohë dhe i kishin grumbulluar në disa shtëpi të fshatit.
Në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare. Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.
Më 19 janar, në mbrojtje të kufomave të të masakruarve në Reçak, ka rënë dëshmor edhe Komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku. Prej 15 janarit deri më 20 janar në Reçak janë plagosur ushtarët e UÇK-së: Afet Bilalli, Ramadan Hysenaj, Njazi Mujota, Shaban Ndrecaj, Zaim Jakupi, Afrim Syla, Luan Salihu, Adem Musliu, Xhevat Çarri, Zymer Lubovci dhe Xhevdet Sejdiu.
2. Maskrimi i popullatës civile nga kriminelët serbë
Më 15 Janar 1999, forcat ushtarake e policore serbe pasi kishin zënë dhe i kishin arrestuar banorët e fshatit kishin fiollura edhe likuidimin dhe masakrimin mizor të tyre. Atë ditë në Reçak barbaroidët serbë vranë dhe masakruan barbarisht këta 45 shqiptarë të paarmatosur: Lutë Asllani, Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri.
3. Viliam Voker lajmëron botën se në Reçak ishte kryer një masakrë barbare, një krim kundër njerëzimit
Shefi i misionit Verifikues ndërkombëtar, z. William Wallker, pasi kishte parë të maskruarit në Reçak kishte deklaruar publikisht për mediet e botës: “Në Reçak është kryer një masakër. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve, kanë vrarë këta njerëz, që mua më duken bujq, punëtorë, fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu. T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them, kishte thënë z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë:“ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit… kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.
Këta janë kapitujt e parë të Sagës së Reçakut të sagës së vuajtjeve njerëzore, të shkatërrimit barbar të jetës së tyre nga ushtarët e policët kriminelë serbë, të cilët kishin marrë urdhër nga kreu i Shtetit në Beograd, që Reçakun ta ndëshkonin dhe shqiptarëve t iu jepnin një mësim, për gjunjëzim pa kusht. Mirëpo nuk ndodhi ashtu sikur kishte prognozuar makineria barbare e kriminale serbe. Maskra në Reçak ia çori edhe një pjesë maskës edhe ashtu të çjerrë të Milosheviqit dhe regjimit të tij i cili ende kishte përkrahjen e shumicës së shteteve të Evropës e botës, përveç Amerikës dhe Anglisë.
4. Reçaku, kujtimi, liria, pavarësia…
Banorët liridashës të Reçakut, ishin përballur me lubinë serbe edhe më parë. Ata e dinin mirë se pjella e tmerrit sodomist njerëzor kishte kryer masakra të tilla edhe në shumë vende të Kosovës. Të mobilizuar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reçakasit, 17-vjet më parë “bënë gajret”, varrosen dëshmorët e martirët dhe as u dorëzuan, as u gjunjëzuan, as i humbën shpresat, as u kthyen prapa në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ata, me kohë e kishin kuptuar se vendi do liri dhe liria nuk vjen pa gjak. Andaj, morën forcë dhe jo vetëm që nuk ndaluan por rinia trime e heroike e këtij fshati u mobilizua dhe mori pjesë edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
15 Janari i vitit 1999, doemos se na sjellë në kujtesë dhembjen e heroizmin për Reçakun, reçakasit, për Prekazin, Mejen, Therandën, Likoshanin e Çirezin, Pustenikun e Abrinë, Çikatovën e Izbicën, Krushën…, na sjellë në kujtesë katrahurën e mbijetuar njerëzore përzier me terrin e tymit të temjanit sllav, serb e rus, që sado në fije të holla ende mundohet të shpërndahet në nën qiellin tonë. Zërat që vinë nga “shpirtrat e vdekur e të fantaksur ” të nëntokës mitologjike sllave, ende thërrasin e brohorasin për t’ u rikthyer në vendet e krimeve, ende të parët e fesë së tyre çirren e përmirren nga gojët, duke derdhur mllef, urrejtje, sodomi, barbari, të llojit e të sojit të tyre gjenetik, gjithnjë antihuman, gjithnjë të orientuar kundër jetës, lirisë dhe barazisë së njerëzve, vetëm për shkak se këta nuk janë si ata, nuk duan të jenë si ata, sepse në gjenet e tyre dashurohet jeta, njerëzia mirësia, toleranca dhe e hyjnorja.
Reçaku sot, në këtë ditë dimri zbardhet si zog feniksi, me plot dinjitet e krenari, me kujtim e mos-harrim për më të dashurit, me besë-betimin e ruajtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të lirisë e pavarësisë, pa çka se kriminelët nuk janë dënuar, nuk e kanë marrë dënimin dhe nuk janë penduar për krimet, nuk kanë kërkuar falje dhe nuk do të kërkojnë kurrë, sepse ëndrra dhe aspirata e tyre për gjak, për krim, për dhunë, është pjesë e ADN-së së tyre të gjakosur, që ka masakruar jo vetëm në Kosovë po kudo, në Ballkan, në Kroaci, në Bosnje në Hercegovinë… Ëndrra e tyre është bota e tyre e pështirosur, është Sodoma e Serbia të dyja bashkë, të lidhura përjetësisht në barbari, dhunë e mizori.
Ahmet Qeriqi
15. 1. 2016