17-vjetori i Betejes së Gorozhupit të Hasit

17-vjet më parë, më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion luftarak i UÇK-së në krye me komandantin Mujë Krasniqi, ka rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, kanë rënë dëshmorë 41 pjesëtarë të radhëve të UÇK-së në mesin e tyre edhe Komandandanti Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët e tij.

Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin Lkenet e Hasit-Gorozhup, me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë. Lufta nis nga të tri anët ku ishin pozicionuar forcat armike. Luftimet ishin  zhvilluar fyt për fyt me forcat ushtarake e policore serbe. Breshëria e armës armike kishte përshkuar trupin e Mujë Krasniqit, të Beqir Gashit, Ali Krasniqit, Rifat Mëziut dhe të 37 luftëtarëve të tjerë të lirisë. Disa prej tyre kishin mbetur në dëborë dhe ishin ngrirë. Disa të tjerë ishin plagosur. Nëntë prej tyre, shumica të plagosur dhe gati të ngrirë nga acari,  ishin zënë robër nga forcat armike. Edhe forcat armike kishin pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz. Më 21 dhjetor të vitit 1998, trupat e 35 dëshmorëve, tok me Mujë Krasniqin, bashkëluftëtarët i varrosin në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake. Nëntë të zënët robër dërgohen në burgun e Nishit, të cilët më pas shkëmbehen me tetë oficerë serbë, që i kishin zënë në pritë luftëtarët e UÇK-së në Zonën e  Shalës.  Rënia e Mujë Krasniqit dhe e disa trimave të tjerë të elitës luftarake të UÇK-së, më 14 dhjetor të vitit 1998, edhe pse ishte goditje e hidhur për luftën tonë çlirimtare, ajo nxiti edhe më tej luftën e pakompromis për lirinë e Kosovës nga barbaria serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …