Sot bëhen 17 vjet nga dita, kur forcat serbe kanë vrarë e kanë masakruar rreth 200 shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit. Ashtu sikur kishte kërcënuar kryekrimineli serb, Milosheviq me kohortën e tij vrastare, se në rast të bombardimit të NATO-s hakmarrja do të zbrazej kundër shqiptarëve, një ditë pas fillimit të bombardimeve, më 25 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe pasi kishin rrethuar fshatin Fortesë, vranë mizorisht më shumë se 65 shqiptarë dhjetë prej tyre ishin nën moshën dhjetë vjeçare, kurse të tjerët, kryesisht gra dhe burra të moshuar. 17 vjet pas, qytetarët e këtij fshati përkujtojnë të rënët për lirinë e Kosovës. Por jo vetëm fshati Fortesë i kësaj komune shënon sot ditën e martirëve. Edhe në Brestoc në mëngjesin e 25 marsit forcat serbe vranë 54 banorë të këtij fshati. Ploja barbare serbe kishte përfshirë edhe fshatin Celinë të po kësaj komune, ku serbët masakruan 75 banorë të këtij fshati, në hakmarrje për shkak të intervenimit të NATO-s. Sot në këtë tri fshatra mbahen tubime përkujtimore, vizitohen varrezat dhe vendosen kurora lulesh për më të dashurit e më të paharrueshmit e tyre. Akademia përkujtimore do të mbahet te varrezat, në fshatin Celinë duke filluar në orën 13:00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …