Policia e Kosovës, bën të ditur se duke u bazuar në planifikimet operacionale ka vazhduar monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e sotme, të dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore ka arritur të menaxhojë dhe ta vërë situatën nën kontroll. Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar ka arritur në 17 nga të cilët dy zyrtarë kanë pësuar lëndime të rënda, por që janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga zyrtarët policorë të lënduar rëndë ka qenë me detyrë zyrtare i caktuar në mbarëvajtjen e trafikut në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku papritmas është goditur me mjet të fort në kokë nga protestues të dhunshëm dhe ka pësuar lëndime serioze në kokë. Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme si në prona publike po ashtu edhe në prona private. Në bazë të informacioneve të deritanishme janë dëmtuar tetë vetura civile, një veturë zyrtare, katër vetura policore, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektin e Parlamentit si dhe në uniforma dhe pajisje të ndryshme policore.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …