Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

1722 euro pagë bazë në muaj merr secili deputet i Kuvendit të Kosovës edhe nëse gjashtë muaj mungon në seanca

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, e përshtatur  në radhë të parë për interesin e deputetëve, kërkon vetëm një paraqitje në 6 muaj në Kuvend,  në mënyrë që mandati i deputetit të vazhdojë të jetë i vlefshëm. Aktualisht këtë të drejtë janë duke e shfrytëzuar deputetët e Listës Serbe, por këtë të drejtë  sipas rregullores mund ta shfrytëzojë çdo deputet apo grup parlamentar. Duke e shfrytëzuar këtë “rregullore” deputetët serbë marrin nga 1772 euro në muaj pa i llogaritur  shtesat, për karburante mbushje telefoni, mëditje e përfitime të tjera. Paga e re që për deputetët është rritur 150 euro me Ligjin për Paga, dhe sipas rregullores ajo u  takon edhe deputetëve të rinj të Listës serbe, të cilët që nga 17 nëntori kur bënë betimin, nuk kanë shkelur më në Kuvend. Është hipokrizi për secilin deputet të pozitës apo të opozitës, që nuk shqyrtohet kjo rregullore dhe  nuk merren masa kundër këtyre manipulimeve që i bëjnë ata që thirren si të zgjedhur me votën e popullit dhe këtë e bëjnë në emër të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …