Një ndeshje futbollit në Indonezi ka shkaktuar qindra të mbytur e të plagosur, menjëherë pas përfundimit të saj. Pas ndeshjes mes ekipeve Arema dhe Persebaya, me rezultat 2 : 3, qindra tifozë të dhunshëm kanë vërshuar brenda fushës ndërkohë që policia ka filluar të reagoj duke hedhur edhe gaz lotsjellës për ta qetësuar situatën. Ky veprim ka revoluar edhe më shumë tifozët dhe disa duke ikur nga gazi lotësjellës u rrëzuan dhe janë shtypur nga turma e madhe që po vraponte. Ndërkohë, ka filluar një dhunë e madhe mes tifozëve dhe policëve që kishte pasoja fatale. Njoftohet se si rezultat e dhunës së madhe dhe numrin e madh të të përfshirëve në të, kanë humbur jetën 174 persona dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur. Përleshjet mes policisë dhe tifozëve u zhvendosën edhe jashtë stadiumit, derisa mediat në Indonezi kanë raportuar se numri i të vdekurve mund të shkoj edhe më shumë, për shkak se shumë të plagosur në spitale janë në gjendje të rëndë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …