18 korriku i vitit 1998 shënon një prej ngjarjeve të rëndësishme në historinë e Rahovecit

24 vjet më parë, në Epopenë, mes luftimeve të ashpra kundër armikut në Fortesë, ranë në altarin e lirisë heronjtë Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj. Krimet barbare të forcave pushtuese serbe, u sfiduan heroikisht nga luftëtarët e UÇK-së, të cilët më 17 korrik të atij viti, u futën në qytetin e Rahovecit dhe si nevojë e ruajtjes së pozicioneve, njësitet e UÇK-së, në mëngjesin e hershëm të 18 korrikut, i zunë pozicionet e reja në Fortesë, në të dy anët e rrugës kryesore që lidh Xërxën me Rahovecin. Luftimet ishin të ashpra dhe forcat ushtarake në anën e çlirimtarëve ishin të pabarabarta me forcat e pushtuesve serbe që angazhuan edhe forca shtesë, ato të ushtrisë serbe. Çmimi i kësaj përpjekjeje për liri u pagua shtrenjtë, pasi që ranë tre luftëtarë të sprovuar, heronjtë Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj si dhe u plagosën luftëtarët Isuf Gashi nga Drenoci, Halim Kelmendi nga Fortesa, Smajl Latifi, por edhe të tjerë, ndërsa u zunë rob luftëtarët e dalluar Vehbi Muharremi nga Drenoci, Isak Hoti, Nisret Hoti dhe Sokol Morina nga Ratkoci. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut që ranë në betejën e Fortesës më 18 korrik 1998! Përulemi para veprës së tyre madhështore e të pavdekshme! I përjetshëm ndër breza është kujtimi për qëndresën, rezistencën dhe flijimet e bashkëluftëtarëve tanë në luftimet për mbrojtjen e Rahovecit!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …