18 prilli i vitit 1999 shënon edhe numrin më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë gjatë një dite, pas 14 dhjetorit të vitit 1998, kur kishin rënë 42 dëshmorë. Dëshmorët e 18 prillit kanë rënë në vend-luftimet e Zonës në Llapit e Marecit, në Brigadën Ismet Jashari Kumanova, në zonën e Drenicës, në Dukagjin, në Shalë, Anadrin e gjetkë. Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar ballë për ballë forcave ushtarake e policore serbe: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi, ndërsa morën plagë lufte dhjetëra të tjerë. Në prill të vitit 1999 në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi ranë duke luftuar kundër forcave policore dhe ushtarake serbe: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi Vitia, Sefedin Ilaz Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu, Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli e të tjerë. Më 18 prill të vitit 1999 në frontet e ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe, dëshmorët: Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibush Hoxha, Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka, Asllan Canë Dina, Sherif Musë Brahimaj, Hamdi Kadri Hasani, Driton Kadri Islami, Ismail Kadri Kryeziu, Avni Hajdin Klinaku, e shumë të tjerë.
(Të dhënat për dëshmorët e 18 prillit të vitit 1999 janë marrë nga edicioni “Feniksët e lirisë, 1-18”, por nuk janë të plota, meqë ende nuk janë realizuar të gjitha biografitë për dëshmorët e UÇK-së. Botimi i edicionit Feniksët e lirisë, vazhdon)