Këshilli organizativ i protestës për lirimin e Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se të shtunën, më 18 shkurt 2017, në orën 14. 00 në Colmar të Francës do të mbahet një protestë me kërkesë për lirimin pa kusht të Haradinajt, i cili është ndaluar gjashtë javë më parë, në bazë të një urdhër arresti të Qeverisë së Beogradit të vitit 2004. Këshilli kërkon nga bashkëkombësit që t’i bashkohen protestës për lirimin e Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …