18 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

18 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

Sot me 18 prill bëhen 18 vite nga beteja e zhvilluar të Shkëmbi i Gradinës, për të mos ua lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, QPK, radio “Kosova e Lirë”,  Agjencia e lajmeve “Kosovapress” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve.  Në këtë betejë, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku. Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e mëtutjeshme të luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë të rëndësishme për të shpëtuar jetën e mijëra njerëzve që kanë qenë vendosur në këto gryka. Ushtaret e UÇK-së gjatë muajit prill janë kanë qëndruar heroikisht duke mos ua lejuar depërtimin e policisë dhe ushtrisë serbe të popullata civile.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …