Aktivitetet e 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ditën e sotme

18 vjet nga demilitarizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot mbushën 18 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj. Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje. E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999, është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore. Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi atëherë në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga lejtnant-gjeneral, Mike Jackson, komandant i KFOR-it .

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …