Sot bëhen 18-vite nga masakra në Abri të Epërme të Drenicës. Atë ditë kriminelët serbë masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në moshën 94-vjeçare. Më 26 shtator, rreth orës 10 paradite, aty kishin depërtuar ushtarët dhe policët serbë dhe pasi kishin rrethar fshatin dhe vendstehimet e banorëve nëpër male ata ekzekutuan civilët, të cilët ishin strehuar në pyll. Të gjithë i kishin goditur me armë zjarri nga afërsia dhe më pas disave prej tyre u kishin masakruar edhe trupat.
Më 26 shtator 1998, në lagjen Deliu, të fshatit Abri e Epërme të Drenicës, vetëm një kilometër larg shtëpive të tyre, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, prej moshës 6 muaj deri në 94 vjeç.
Të masakruarit:
- Fazli Deliu (1904)
- Ali Deliu (1930)
- Pajazit Deliu (1929)
- Hava Deliu-Elshani (1936)
- Hamide Deliu (1938)
- Habib Deliu (1944)
- Hysen Deliu (1946)
- Zeçir Deliu (1954)
- Hajriz Deliu (1964)
- Adem Deliu (1965)
- Lumnije Deliu (1969)
- Mihane Deliu (1943)
- Zahide Deliu (1971)
- Luljeta Deliu (1971)
- Mihane Deliu (1982)
- Antigona Deliu (1984)
- Gentiana Deliu (1990)
- Donijeta Deliu (1991)
- Jeton Deliu (1988)
- Mendohije Deliu (1993)
- Valmir Deliu (1993)
- Diturije Deliu (1998),
- Sherif Deliu (1931)