18 vjet më parë, më 5 prill të vitit 1999 ushtria dhe policia kriminale serbe ekzekutuan dhe masakruan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 prej pas luftës konsideroheshin të zhdukur. Atë ditë serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe i vranë e i masakruan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të çmeriturat, si ajo e Izbicës, Reçakut Kurshës së Madhe, Mejes e shumë të tjera. Pas identifikimit të kufomave të fundit, janë zbuluar edhe 16 të zhdukur nga fshati Rezallë, 8 nga ata janë nga radhët e të ekzekutuarve të 5 prillit të vitit 1999, të zhdukur në të njëjtën datë më 28 të zhdukurit e gjetur dhe që u rivarrosën dy vjet më parë. Trupat e tyre ishin gjetur në Rudnicë të Rashkës dhe iu kishin dorëzuan familjarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …