Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se seanca e radhës do të mbahet të enjten. Edhe një seanca do ta kemi pas 10 marsit. Prioritet është Bashkimi Evropian. Përmbushja e kritereve për liberalizim janë si kushte në të cilat duhet të punojmë dhe për këto çështje duhet t’i mbajmë dy seanca të shpejta”, ka thënë Veseli, i cili ka folur edhe për zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit të Shtetit dhe ka saktësuar se nuk ka pasur shkelje. 18 vjet pas rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Kadri Veseli është zotuar se do të angazhohet për vendosjen e lapidarit të Komandantit, në Prishtinë.
