IKSHPK

188 raste të reja, 12 të vdekur dhe 142 të shëruar nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 462 mostra prej të cilave 188 raste kanë dal pozitiv dhe 12 pacient kanë vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 të infektuar me koronavirus.  Deri më tani, nga rreth 40 mijë raste të dyshuara me virusin korona, pozitiv kanë dal rreth 10 mijë persona ku afër 6 mijë prej tyre janë shëruar ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 327. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar të ju bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve dhe ekspertëve shëndetësor.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …