Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

KFDIVM i Luftës së UÇK-së reagon ndaj aktakuzave të Dhomave të Specializuara të ngritura kundër krerëve të lartë të UÇK-së

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Martirëve të luftës së UÇK-së në Komunën e Malishevës, mbajti mbledhjën e pestë të rregullt nën drjetimin e Kryesueses, Vlora Manaj- Krasniqi.Ajo në fillim të takimit me anëtarët e Komitetit dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, theksoi ” Pasi jemi në një situatë të rëndë me epideminë, COVID-19, si komitet lutem për shërim sa më të shpejtë, të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës”.Më pas anëtarët e Komitetit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, dolën me një reagim publik ndaj aktakuzave të ngritura nga dhomat e specializuar për krerët e UÇK-së

”Komiteti për familjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, në Komunën e Malishevës, ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë, e si domos zhvillimet pas ngritjes së aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Aktakuzat e ngritura nga kjo gjykatë dhe cilësimi i disa prej akterëve të UÇK-së, si ”Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, përveçse janë fyese e denigruese, mbi të gjitha këto aktakuza janë raciste dhe si të tilla të padrejta nda ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Më tej reagim vazhdon, prandaj tendenca për ta njollosur luftën çlirimtare dhe të drejt të UÇK-së dhe përpjekjen e popullit shqiptar për liri është padrejtësia e radhës që po i bëhet popullit shqiptar, është pa drejtësi ndaj dëshmorëve të rënë dhe mijëra civilëve të vrarë e të masakruar, është pa drejtësi ndaj mijëra grave të dhunuara dhe qindra e mijëra  shqiptarëve tjerë të dëbuar nga atdheu i tyre. Prandaj i gjithë kombi shqiptar dhe e gjithë bota e civilizuar e demokratike e dijnë fare mirë se ” Nërmarrje e Organizuar  Kriminale”. ishte makineria ushtarake dhe policore e Serbisë, të cilët vranë, masakruan, dhunuan, terrorizuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ne gjithashtu shpreim pakënaqësinë tonë edhe njëherë dhe nuk harrojmë se kjo pa drejtësi e madhe ndaj shqiptarëve mjerisht ka marrë mbështetjen e një grupi të deputetëve shkurtpamës të cilët në vitin 2015 votuan në kuvend këtë gjykatë speciale, pasojat e të cilës po i bartim tani si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Megjithatë jemi të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe jemi krenar me ekzistencën dhe historinë e saj, ndaj çdo përpjekje që ka për qëllim  për ta njollosur sakrificën e popullit shqiptar për liri, si e tillë është e padrejt dhe e pa pranueshëm për mbarë kombin shqiptar”. përfundon reagimi i KFDIVM-së

 Në fund të takimit, KFDIVM-  do ta takoi udhëheqësin e Agjensionit për Menaxhimin e Memorialve dhe  Komplekseve të Republikës së Kosovës, Bislim Zogaj.

 

Malishevë

20 nëntor 2020

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …