Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi korona. Gjithashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 19 raste të reja ndërsa janë shëruar 5 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 434 ndërsa numri i rasteve aktive është 460.
