Sot me aktivitete tematike e përkujtimore, shënohet 19- vjetori i rënies heroike të Komandantit, Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. 10 gushti shënon edhe ditën e Dëshmorëve të Brigadës. 162 “Agim Bajrami”, në Kaçanik. Në orën 10:00 fillojnë vizitat te Monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca në fshatin Gabrricë. Në orën 10:45 u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të Dëshmorëve, dhe homazhe te shtatoret e komandantëve: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi si dhe te pllakat e veprimtarëve të çështjes kombëtare” Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka. Në orën 11:30, ka fillura Akademia përkujtimore, për dëshmorët e Brigadës 162, Agim Bajrami. Akademia po mbahet në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.