Me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në koktejin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Kryetari Muharremaj është shprehur: “Sot ishim në koktejin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Ne shprehim respekt për punën dhe angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve”.