21 vjet nga rënia e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mjekut të luftës dhe humanistit Dr. Lec Gradicës

19 vjet nga rënia e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mjekut të luftës dhe humanistit Dr. Lec Gradicës

Sot bëhen 19 vite nga rënia e dëshmorit, mjekut të luftës dhe humanistit, Dr. Lec Leci, i njohur si Lec Gradica, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës. Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantel-bardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht. Por, pas strukturimit të UÇK-së në njësi dhe fillimit të luftës frontale kundër pushtuesit serb, Dr. Leci ishte pjesë e Brigadës 114 në Zonën Operative të Drenicës, duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës civile. Dr. Leci shquhej për thjeshtësi, disiplinë në punë dhe profesionalizëm, i dashur për pacientët, duke mos kursyer për asnjë moment asgjë nga vetja dhe familja, pasi krah të djathtë në punë dhe në kohën e luftës, e kishte edhe bashkëshorten e tij. Dr. Leci lindi në Gradicë të Drenasit, në një familje të shquar për veprimtari atdhetare dhe luftë të pa kompromis në shërbim të çlirimit të atdheut. Lec Gradica i parë, ishte njëri nga luftëtarët e parë të Kosovës që së bashku me Isa Boletinin ndihmuan në shpalljen pavarësisë së Shqipërisë dhe luftuan për ta mbrojtur pavarësinë. Për nderuar veprimtarinë e Dr. Lecit, sot në Varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skenderajt bëhen homazhe tek varri i tij, duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …