Abrashi e Svarqa qëndruan tek fabrika e djegur

Me t’u kthuer nga Kosharja, ku qëndruan për homazhe në përvjetorin e betejës së lavdishme të betejës që mban emrin e këtij vendi në kufirin me Shqipërinë, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Ferizajt, vizituan fabrikën e këpucëve “Geris” afër Prelezit, e cila u dogj tërësisht të shtunën në mëngjes nga zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, tha me këtë rast se kjo është tragjedia më e madhe afariste që ka ndodhur në Ferizaj viteve të fundit, prandaj ai u bëri thirrje afaristëve ferizajas që të tregohen solidarë, ndërkohë që premtoi se do të përpiqet të përçojë sa  më fuqishëm porosinë tek Qeveria e Kosovës, që të ndihmojë sanimin e dëmeve që i janë shkaktuar pronarëve të fabrikës “Geris”.

Kryetari Svarqa tha se megjithëqë më herët gjatë ditës nuk kishte mundur të jetë i pranishëm në vendin e ngjarjes, gjatë gjithë kohës kishte inkurajuar zjarrfikësit për të dhënë maksimumin në këtë rast. Ai falënderoi angazhimin e zjarrfikësve edhe nga komunat përreth, megjithëse për shkak të materialeve të ndezshme që gjendeshin në fabrikë, pak gjë shpëtoi.

Edhe Ministri Abrashi u shpreh në këtë frymë, duke shfaqur keqardhjen për dëmin që iu shkaktua jo vetëm pronarëve, por edhe 200 punëtorëve dhe familjeve të tyre.

U bë e ditur se në fabrikën e këpucëve “Geris” ishin investuar rreth 2 milionë euro, ndërkohë që po bëheshin gati edhe investime të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …