2.951 raste aktive me virusin korona janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa janë shëruar 10.782 të infektuar të tjerë

2.951 raste aktive me virusin korona janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa janë shëruar 10.782 pacientë

Që nga 13 marsi edhe kur u paraqitën rastet e parë të të infektuarve me virusin korona në Kosovë, numri i personave pozitiv me COVID-19 ka shkuar në 14 mijë e 301 raste. Nga ta, 10 mijë e 782 kanë arritur që të shërohen nga virusi vdekjeprurës. Mirëpo janë edhe 568 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se pas një kohe nuk kemi asnjë viktimë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2 mijë e 951. Edhe në të dhënat e djeshme, Prishtina, del të jetë me numrin më të madh të të prekurve me virusin korona.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …