Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 10 mijë 336 testime sa janë kryer në nivel vendi, 2 mijë e 390 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 281 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 166 mijë 282, numri i i rasteve aktive është ngritur në 35 mijë e 51 të infektuar aktualë.