Më 2 nëntor, në 28-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbahen homazhe përkujtimore. Në orën 11:00, në fshatin Llugë të Besianës homazhe mbahen te obilesku i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa, në orën 12:00, në fshatin Llaushë të kësaj komune, te varri i heroit të kombit Fahri Fazliu. Po ashtu, më 2 nëntor, në orën 14:00 bëhen homazhe në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, pikërisht te vendi ku para 28 vjetësh ata ranë në një ballafaqim të drejtpërdrejtë kundër forcave policore ushtarake serbo-jugosllav. Vepra dhe sakrifica e heronjve do të jetë shembull dhe inspirim për gjeneratat e tashme dhe të ardhme se për kauzën e drejtë ia vlen të sakrifikohet edhe më e shtrenjta, gjaku dhe jeta. Sakrifica e tyre për këtë kauzë sidomos duhet të vlejë për politikanët e të gjitha trojeve etnike shqiptare, të cilët së paku duhet ta sakrifikojnë karrierën politike, në mënyrë që ideali i heronjve kombëtarë të jetësohet ashtu si e deshën dëshmorët e kombit. (b.k.)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …