Demonstratat e vitit 1981

Më 2 prill 1981 kishte shpërthyer në Prishtinë demonstrata më masive e pas luftës së dytë Botërore, në Kosovë

Më 2 prill të vitit 1981, kishte shpërthyer në Prishtinë demonstrata më masive e pas luftës së dytë Botërore, në Kosovë e më gjerë. Me të aguar ajo ditë e pranverës së atij viti, mijëra demonstrues kishin vërshuar në të gjitha rrugët e sheshet e Prishtinës, por edhe në disa qytete të Kosovës, duke brohoritur: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. “Jeni shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Bashkim-Bashkim”. “Trepça punon Beogradi fiton e parulla të tjera.   Me protestuesit ishin bashkuar edhe mijëra punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë dhe të ndërmarrjeve të tjera, si dhe shumë liridashës, studentë, nxënës e punëtorë nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit.  2 prilli i vitit 1981, shënon edhe fillet e kryengritjes së përgjithshme në disa segmente të luftës së armatosur, në Besi, ku nxënës, studentë e punëtorp disa fshatrave të Llapit çarmatosen njësitë rezerviste të milicisë, që vinin si përforcime nga Serbia, me qëllim për t’i shuar me gjak protestat. Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 kanë rënë dëshmorë: Naser Hajrizi Asllan Pireva, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu dhe Nesimi Dervishdana.  Po atë dit kreu komunist i Jugosllavisë kishte marrë vendim për “Shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit” prej 3 deri më 18 prill, me ndalesë rigoroze të grumbullimit të më shumë se tre personave, dhe orë policore nga ora 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit. Në Kosovë ishin dislokuar mijëra forca të njësive speciale, rezerviste, forca të caktuara të Armatës dhe një klasë e tërë e agjentëve të sigurimit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …