2 prilli i vitit 1981, shënoi fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës

2 prilli i vitit 1981, shënoi edhe fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të Kosovës në disa segmente të luftës së armatosur, në Besi, ku nxënës, studentë e punëtorë disa fshatrave të Llapit çarmatosen njësitë rezerviste të milicisë, që vinin si përforcime nga Serbia, me qëllim për t’i shuar me gjak protestat. Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 kanë rënë dëshmorë: Naser Hajrizi Asllan Pireva, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu dhe Nesimi Dervishdana.  Po atë dit kreu komunist i Jugosllavisë kishte marrë vendim për “Shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit” prej 3 deri më 18 prill, me ndalesë rigoroze të grumbullimit të më shumë se tre personave, dhe orë policore nga ora 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit. Në Kosovë ishin dislokuar mijëra forca të njësive speciale, rezerviste, forca të caktuara të Armatës dhe një klasë e tërë e agjentëve të sigurimit të shtetit.

Më 2 dhe te  prill të vitit 1981, rinia revolucionare e disa fshatrave të Llapit ishte tubuar në Besi, fshat i komunës së Prishtinës, me qëllim për të mos lejuar hyrjen e forcave intervencioniste serbe,  në Prishtinë, në kohën kur kishin eskaluar protestat e demonstratat, me ç rast milicia e Jugosllavisë kishte vrarë nëntë protestues dhe kishte plagosur qindra të tjerë. Ata kishin arritur që më 2 prill të atij viti, të ndalojnë disa kamionë me policë serbë, të cilët i çarmatosin, ua kishin rrëmbyer rreth 150 armë, si dhe municion e pajisje lufte. Kishin vendosur  postbllokun në Besi, dhe nuk kishin lejuar  hyrjen e automjeteve shtetërore të Serbisë të  depërtonin në drejtim të Prishtinës. Më tre prill, ata kanë sulmuar një helikopter të policisë serbe, i cili kishte vëzhguar mbi malet e Besisë, ku ishin pozicionuar  flamurtarët e parë të Kosovës Republikë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …