2 të shëruar dhe 1 rast i ri me covid-19 sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shërua nga covid-19 dhe është regjistruar 1 rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani., me covid-19 janë regjistruar 4261 raste, prej tyre 4159 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 15 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …