2 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të monitorimit të situatës me pandemi, në mes të komunës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Dy rastet e reja janë regjistruar, një në Bubël dhe një në Pllaqicë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10 raste. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Që nga fillimi i pandemisë me virusin korona, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar gjithsejtë 261 persona të prekur me Covid-19, prej tyre 227 persona janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë edhe 10 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …