Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Doganat e Kosovës të enjten asgjësuan 20.595 kg mish të pulës me origjinë nga Britania e Madhe. Inspektori Veterinarë kufitarë i AUV-së gjatë kontrollit të rregullt ka hasur në një ngarkesë me produkte me afat të skaduar. Inspektori menjëherë e ka ndaluar, ka bërë bllombimin dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg të brendshëm për konsum. Ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi. Operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe ti mundësohet asgjësimi. Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së. dhe Doganave të Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit. Brenda në terminal është shkurruar produkti me hedhje ne mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur ne deponin e mbeturinave në Dragash.
Ne secilin rast kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve has ne produkte me afat të skaduar menjëherë i ndalon qe të hyjnë ne treg për konsum. Vendimi për asgjësimit i këtyre produkteve merret, për të pamundësuar manipulimin ne çfarëdo forme me ato produkte apo pengohet rikthimi i tyre ne treg. Meqenëse kjo sasi e mishit ne bazë te ligjeve ne fuqi dhe rregulloreve për siguri ne ushqim nuk i përmbush kriterin e ushqimit te sigurt, si i tillë paraqet rrezik për shëndet të qytetareve dhe nuk lejohet përpunimi apo shitje ne treg. Synim kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetareve nga produkte të dyshimta apo qe nuk i plotësojnë kushtet për konsum. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron të gjithë qytetaret se ne asnjë mënyrë nuk lejon futje në treg të produkteve ushqimore të dyshimta për të rrezikuar shëndetin e tyre.