20 vjet më parë trupat ushtarake të Aleancës Veriatlantike, hynë në Kosovë edhe me këmbësori

20 vjet më parë trupat ushtarake të Aleancës Veriatlantike, hynë në Kosovë edhe me këmbësori

Sot mbushen 20 vjet qysh kur trupat e Aleancës Veriatlantike, pasi për 78 ditë rresht kishin bombarduar Serbinë nga ajri, u futën në Kosovë edhe me këmbësori, për t’i dhënë luftës kundër regjimit më kriminal serb të kohës, regjimit vrastar serb të Milosheviqit. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parërisë lufta afër një vit e gjysmë më parë që kishte zhvilluar  Ushtria Çlirimtare të Kosovës kundër  forcave policore dhe ushtarake serbe dhe pas shumë masakrave që ata kishin kryer kundër popullatës civile shqiptare. Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Majk Xhekson. Me atë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova. Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me shpalljen e pavarëpsisë dhe njohjes së saj nga shumica e vendeve të botës  shënojnë kthesën më të madhe në historinë më të re të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …