20-vjet më parë u themelua Batalioni, “Atlantiku” me vullnetarë shqiptarë amerikanë të cilët hynë në frontet e luftës në Kosovë. Nga prilli i vitit 1999 organizimi ishte në përfundim dhe veprimtarët e ‘Fondit Vendlindja Thërret’ pothuajse kishin realizuar të gjitha procedurat për nisjen e vullnetarëve duke i përfunduar me sukses të gjitha detyrat. Më 11 prill të vitit 1999 u organizua takimi me vullnetarët në orën 10:00. Agjenda parashihte rreshtimin e vullnetarëve për betim në veshjen me uniforma ushtarake të UÇK-së si dhe me flamurin amerikan. 11 prilli i vitit 1999 është datë e rëndësishme e historisë së diasporës shqiptare, datë e krenarisë dhe atdhedashurisë. Për një kohë të shkurtër u regjistruan 472 vullnetarë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …