20 vjet nga masakra makabre ndaj 45 civilëve shqiptarë në Reçak!

45 dëshmorët dhe martirët e Reçakut, njomën me gjakun e tyre, tokën e shtrenjtë stërgjyshore, krejt pafaj në pragun e shtëpisë, të paarmatosur ndaj çmendisë barbare serbo-sllave që synoi shfarosjen e një populli të tërë. Klithmat e lirisë të të pafajshmëve që dhanë kushtrimin e gjenocidit kudo në botë, rëndojnë edhe sot. Mirënjohje e përjetshme e popullit shqiptar të Kosovës për ambasadorin William Walker, që i kumtoi botës gjenocidin ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe gjithë qendrave të vendosjes ndërkombëtare të prirë nga SHBA që ruajtën dhe shpëtuan substancën tonë kombëtare. Lufta e djemve dhe vashave më të mirë të kombit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vendosi drejtësinë, solli lirinë! Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfoj!

Lavdi! Thuhet në një postim të komunës së Ferizajt me rastin e 20 vjetorit të masakres së Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …