Sot bëhen 20 vite nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e policore serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare ne tokë dhe bombardimeve të NATO-së në ajrë qe e detyruan pushtuesin serb të nënshkruaj marrëveshjen më 9 qershor 1999 në Kumanovë. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.
