leoni

20 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për Komunë e Therandës

20 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për Komunë e Therandës

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar 20 zotimet për Komunë e Therandës, ku kandidat për kryetar është Sali Zyba.

Ja zotimet e VV-së për Therandën:

1.     Rritje e buxhetit për subvencioneve në bujqësi dhe mbështetje për orientimin e projekteve për prodhim.

2.     Ndërtimi i Tregut të prodhimeve bujqësore për 7 ditë në javë, i mirëmbajtur nga Komuna dhe pa taksa për bujqit, fermerët e Therandës.

3.     Zgjerimi, mirëmbajtja  dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik, vendosja e paneleve ndriçuese për ngritjen e sigurisë në komunikacion si dhe qasja e papenguar në trotuare.

4.     E-kiosku – Çdo banor i Komunës mund të pajiset me 5 certifikata të ndryshme me çmim të njëjtë, në kohë shumë të shkurtë (2-3 min) shtatë ditë në javë për 24 orë.

5.     Riorganizimi tërësor i shërbimeve për qytetarët dhe i administratës – dixhitalizimi i marrjes se dokumenteve, zgjatja e orarit për shërbimet komunale, sistemi i pritjes i modernizuar.

6.     Ndalja e të gjitha ndërtimeve pa leje.

7.     Qasje e lehtë e personave me nevoja të veçanta në hapësirat publike.

8.     Shujta (Kifle dhe qumësht falas) për të gjithë fëmijët në klasat 1-5.

9.     Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave me pjesëmarrjen aktive të komunitetit.

10.  Krijimi i këndeve të leximit në të gjitha shkollat si dhe funksionalizimi e krijimi i fushave për lojëra ku do të kenë qasje edhe banorët pas orarit mësimor.

11. Hapja e 4 çerdheve të reja publike me bazë në komunitet në Therandë, Mushtisht, Studençan e Bllacë.

12. Planifikimi i programit “Kursimet e Komunës” për familjet në kushte të rënda sociale.

13. Vizita të rregullta sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat për klasat 1 dhe 5.

14. Dezinsektimi në të gjithë territorin e Komunës me kalendar të rregullt.

15. Funksionalizimi i Bashkësive lokale, këshillat e lagjeve, plan vjetor i tubimeve të rregullta me qytetarë për përcaktimin e përbashkët të prioriteteve buxhetore.

16. Planifikimi i impiantit të ujërave të zeza në Mushtisht dhe Zonë Industriale si model për zgjidhje të tërësishme.

17. Lirimi i trotuareve ekzistues dhe ndërtimi i trotuareve të reja në rrugët e Therandës.

18. Shtrirja me faza e rrjetit të kanalizimit dhe ujit të pijshëm në të gjitha vendbanimet dhe zbatimi i planit të masave për pastrimin e shtretërve të lumenjve.

19. Rritja e cilësisës në investime publike përmes mbikqyrjes profesionale.

20. Shfrytëzimi i objekteve publike si Qendra Socio-kulturore në zonat rurale – do të kthehen në shfrytëzim të gjitha objektet tashmë jofunksionale për aktivitete të ndryshme socio-kulturore në lagje e në fshatra të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …