Rreth 200 mjekë specialistë po vazhdojnë të presin me muaj ose me vite për t’u punësuar në institucionet shëndetësore të vendit, por këtë vit as një e treta e tyre nuk pritet të punësohet. Kështu kanë thënë për “Zërin” sindikalistët e shëndetësisë, sipas të cilëve, pas miratimit të buxhetit për vitin 2019 pritet të punësohen rreth 60 mjekë specialistë. Mediet kanë raportuar se në fund të dhjetorit 2018 dhjetëra specialistë të mjekësisë i kanë dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit dhe drejtorit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiut, nga të cilët kanë kërkuar të shpallin konkurs për punësim, pasi, siç thuhet në këtë letër, pas përfundimit të specializimit po qëndrojnë të papunë në shtëpi. Sipas kësaj letre të botuar në medie, specialistët mjekësorë ua kanë bërë të ditur Ismailit dhe Sejdiut se shkollimin e tyre e ka financuar shteti i Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ndërsa pas përfundimit të shkollimit specialistik po qëndrojnë të papunë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …