Shaqir Hoti

Sot iu dha  lamtumira e fundit kompozitorit, mjeshtrit të madh të muzikës, instumentistit e artistit,  Shaqir Hoti

Sot iu dha  lamtumira e fundit kompozitorit, mjeshtrit të madh të muzikës, instumentistit e artistit,   Shaqir Hoti. Varrimi është bërë në vendlindjen e tij,  në Rogovë të Hasit.

Një biografi për Shaqir Hotin e lexoi kryetari i fshatit Rogovë, Islam Gashi.

Ai tha se Shaqiri si arsimtar edukoi brezat e rinj dhe ishte në mesin e pedagogëve më të respektuar.

Sipas tij, vdekja e Shaqirit i ka tronditur pasi kjo vdekje është një humbje për familjen dhe shoqërinë tonë.

“Është momenti i vështirë ta përballoni këtë humbje kaq të madhe dhe prekëse, por ju duhet të jetë krenar që e patët një prind, një vëlla, një kojshi kaq të dashur, e një fshatar të mirë, por edhe kombi shqiptar që e humbi një punëtor të madh dhe të respektuar, të njohur në të gjitha viset shqiptare si muzikant dhe mjeshtër i muzikës që lirisht numërohet në mesin e muzikantëve më të mëdhenj kombëtar”, tha ai.

Ai sqaroi se edhe pse Shaqiri jetonte dhe vepronte në Prishtinë, varrimi po i bëhet në fshatin e lindjes, të cilin e ka dashur pa masë.

Shaqir Hoti ishte njëri prej kultivuesve më të mëdhenj të repertorit tradicional/folklorik me mbi 180 komponzime – me këngë e valle, por edhe me bashkëpunime të ndryshme në projekte për kolona zanore.

Ai ishte nismëtar i zejes së krijimit të instrumenteve muzikore dhe me duart e tij krijoi mbi 1,000 sosh. Njihet në veçanti për kultivimin e okarinës – të parën prej dheu që e krijoi në vitin 2010, për të vazhduar më tej me shumë të tjera formash dhe madhësish të ndryshme.

Ishte shpikës dhe inovator i shumë llojeve të reja të instrumenteve frymore me bazë në instrumentet ekzistuese folklorike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …