21 janari sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës është dita kur fillon sesioni pranveror për punimet e këtij institucioni. Gjatë kësaj javë janë paraparë që të mbahen disa mbledhje të komisioneve. Sot është paralajmëruar mbajtja komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. Por, mbledhja e këtij komisioni kishte dështuar shkaku i mungesës së kuorumit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Ismajl Kurteshi i cili edhe kishte shprehur pakënaqësitë që deputetët nuk po marrin pjesë në komision. Nesër më 22 janar pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rural. Ndërsa të mërkurën me 23 janar pritet të mbahen komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Gjithashtu, kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte mbajtur mbledhje javën e kaluar. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kishte paralajmëruar se në janar do të mbahen dy seanca me datën 30 dhe 31.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …