21 vjet më parë, në Llapushnik është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, në hyrje të Grykës Llapushnikut, fshat i komunës së Drenasit, në Drenicë. Luftimet janë zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998. Njësitet që i zhvilluan me heroizëm të pashoq luftimet në këtë betejë, ishin “Pëllumbi”, “Çeliku” dhe “Lumi. Ky aksion shënon edhe fillimin e krijimit të zonave të lira të kontrolluara nga UÇK edhe në zona tjera të Kosovës si në Malishevë dhe Dukagjin. Në ditën e zënies së Grykës ka rënë dëshmor, Besim Daut Halilaj nga fshati Tërdec dhe janë plagosur disa luftëtarë të lirisë. Më vonë, në frontet e luftës çlirimtare, nga familja Halilaj e Tërdecit kanë rënë dëshmorë edhe vëllai i Besimit, Alban Halilaj dhe babai i tyre, mësuesi dëshmor, Daut Halilaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …