Më 19 maj të vitit 1999 në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte filluar ploja mizore e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë. Aeroplanët e NATO-s kishin goditur atë shënjestër të ushtrisë serbe, pa ditur se ishte kamp ku torturoheshin dhe mbaheshin në burg shqiptarët. Gjatë tri ditëve serbët likuiduan në mënyra të ndryshme mizore 150 shqiptarë ndërsa ishin plagosur qindra të tjerë. Ky akt i shëmtuar në radhën e sa e sa akteve të tjera të mizorisë serbe ka mbetur i pandëshkuar nga gjykatat e UNMIK-ut, të EULEX-it, gjykatat vendore apo gjykata e Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …